FC Shkupi zyrtarisht në pushim dimëror (FOTO GALERI)

Skuadra e Shkupit me një dark modeste i ka lëshuar në pushim futbollistët, të cilët me përkushtim dhe seriozitet maksimal i kanë kryer detyrat që i kishin marrë në fillim të sezonit. Në darkën solemne ishin të pranishëm edhe anëtar të kryesisë së FC Shkupi, ndërsa futbollistët i ka përshëndetur edhe kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, i cili mes tjerash ka lavdëruar punën e të gjitha strukturave të klubit si dhe tifozët e tyre “Shvercerat Shkup”.

“Ju uroj për pozitën e lartë në tabelë, dua t’u përgëzoj për atë që keni bërë, pasi që ju i keni kthyer dinjitetin qytetarëve të Çairit dhe në përgjithësi Shkupit, të cilët sot kanë klubin e tyre i cili sot po garon në Ligën e Parë, e të cilët me padurim presin që këtë klub ta shohin në garat evropiane. Ne jemi të vetëdijshëm që këtë sezon nuk do të mundemi të garojmë në Evropë shkaku që e kemi ndryshuar emrin, por këtë e kemi bërë me shumë vetëdije, pasi që tani me klubin Shkupi identifikon të gjithë shqiptarët e Shkupit, e ju keni bërë që qytetarët të ndryshojnë edhe atmosferë. Në të kaluarën fëmijët tanë më shumë i njihnin emrat e politikanëve se sa të futbollistëve, ndërsa sot ata i dinë emrat e juaj dhe bartin fanellat e juaja, dhe kjo është një e mirë që ata të merren më shumë me sport, me kulturë dhe aktivitete tjera. Dua të falënderoj edhe kryetarin e klubit, trajnerin, drejtorin, pastaj juve si futbollistë e duke mos i harruar në asnjë moment as “Shvercerat” të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë klimë që është krijuar dhe rezultate që janë arritur, pasi suksesi është i përbashkët. Do të falënderoj pronarin e Restorant Kalabria dhe pastaj të gjithë biznesmenët, të cilët dalë ngadalë po i afrohen klubit, pasi edhe ata i duan rezultatet, i duan sukseset, pasi edhe ata janë pjesë e lagjeve tona, pjesë e qytetit tonë. Mendoj se për Shkupin vijnë ditë më të mira, ne kemi hapur më shumë fronte, domethënë duke u nisur nga buxheti i Komunës për ta rritur përkrahjen e klubit, sepse ky klub tani më dallon nga klubet tjera, po ashtu kemi vendosur kontakte serioze me qytetin e Bursës dhe me klubin futbollistik të Bursës që hapë një perspektivë të re  për klubin e Shkupit. Uroj që edhe sezonin e ardhshëm të vazhdoni me këtë ritëm. Dëshirë e imja si kryetar por edhe e të gjithë futbolldashësve është që Shkupin ta shohim sa më lartë në tabelë”, ka përfunduar në fjalimin e tij kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti.

Të njoftojmë se pas këtij takimi, futbollistët që kishin barrën kryesore gjatë sezonit vjeshtor u lëshuan në pushim të merituar, ndërsa skuadra B deri në fund do të luajë edhe një ndeshje. Trajneri Zekerija Ramadani tubimin e ekipit do të bëjë me 6 janar, kur edhe do të fillojnë përgatitjet për sezonin pranveror. /fcshkupi/

_MG_2059 _MG_2055 _MG_2054 _MG_2050

Përgjigjuni komentit