Mbella: “Mezi pres debutimin para tifozëve më të mirë në Maqedoni, “Shvercerat”

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit nga dita e djeshme ka zyrtarizuar dhe zyrtarizimin e futbollistit francez Emmanuel Mbella, i cili pritet të ketë debutimin e tij në ndeshje zyrtare që në xhiron e radhës, kur në Çair do të luajë kundër Pelisterit. Sigurisht se Mbella ka dëshmuar kualitetet e tija edhe gjatë fazës përgatitiore duke shënuar disa gola dhe duke qenë asistent për bashkëlojtarët e tij.

Futbollisti 24 vjeçar me prejardhje nga Kameruni është shprehur i kënaqur që më në fund do të ketë të drejtë loje dhe se pret të gëzojë tifozët me lojë të mirë dhe gola.

“Natyrisht se ndjehem shumë i kënaqur për faktin që tani më do të kem mundësi të luajë për Shkupin dhe të dëshmohem para tifozëve të cilët janë më të mirët në Maqedoni. Kam punuar mirë me me ekipin, më kanë mirëpritur shumë mirë këtu, si stafi, lojtarët dhe kryesia e klubit, andaj në një atmosferë të këtillë, nuk besoj se do të mungojë dhe rezultati pozitiv”, ka thënë Mbella.

Të përkujtojmë se Mbela para se të vjen në radhët e Shkupit luante për ekipin e Bylis Ballshit në kampionatin e Shqipërisë, por kjo skuadër nuk i kishte lejuar që të jetë lojtar i lirë, për çka u kërkua edhe ndërmjetësimi i FIFA-s, që sot ka sjell vendim pozitiv me mundësi të menjëhershëm të regjistrimit për Shkupin.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT