Me barazim e presim ndeshjen e kthimit në Çair

Shpërndaje:

Ndeshja e mbetur në kuadër të 1/8 të Kupës së Maqedonisë në mes Vardarit dhe Shkupi ka përfunduar me barazim 1:1, ndërsa ky rezultat është pozitiv për skuadrën e trajnerit Ardian Nuhiu, duke marrë parasysh se ndeshja e kthimit do të luhet në Çair.
Shkupi ka avancuar e para me golin e shënuar në minutën e 8-të nga Alen Jasharovski, ndërsa me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Vardari kishte më shumë nga loja duke kërkuar barazimin, ndërsa Shkupi ishte përqendruar në mbrojtje. Vardari barazoi në minutën e 59-të, me Bargesian i cili duke tentuar të kroson, topi përfundon pas shpinës së portierit Zendeli.

Vardari kishte dhe dy raste tjera, ndërkohë edhe Shkupi mundej të merrte fitoren, pasi në 10 minuta e fundit kishte dy raste ideale. Stojkovski ishte ai i cili mundej të gjunjëzon Vardarin, fillimisht goditjen e tij e ndali mbrojtësi Musliu, ndërsa në kohën shtesë shtylla ishte shpëtimtar i portës së Vardarit. Vlen të përmendim se Shkupi në 10 minutat e fundit luajti me një lojtar, pasi që Nuhiu kishte kryer të tri zëvendësimet, u lëndua Husein Demiri, i cili la ekipin në vështirësi.
Ndeshja e kthimit do të luhet me 17 dhjetor në stadiumin e Çairit me fillim në orën 13:00, ndërsa fituesi i këtij dueli në çerekfinale do të takohet me Shkëndijën e Tetovës. Ndryshe këto dy ekipe do të takohen që të dielën (03.12.2017), në stadiumin e Çairit, kur luajnë ndeshjen në kuadër të Ligës s Parë të Maqedonisë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT