Shkupi gati për fitoren e radhës

Shpërndaje:

Shkupi gati për fitoren e radhësEdhe këtë javë mungojnë Arian Bela, Ardian Nuhiu dhe Suat Zendeli, ndërsa pas lëndimeve të lehta janë riaftësuar për lojë Goran Stankovski dhe Fisnik Zuka, të cilët pritet të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Novacit.

Skuadra e FC Shkupi që kishte një nisje shumë të mirë të sezonit pranveror, ka shijuar disfatën e parë dhe atë falë një gabimi të mbrojtjes, pasi që lojën që tregoi edhe ndaj Vrapçishtit meritoi së paku barazimin. Për të shtunën (12.04.2014), futbollistët e Shkupit shpresojnë ti kthehen fitoreve kur përballë do të kenë një ekip të papërshtatshme, sikurse është Novaci.

Në këtë ndeshje Shkupi do të luajë pa portierin dhe kapitenin Suat Zendeli, ndërsa në portë zëvendësues i tij do të jetë i portieri i talentuar, Krenar Ramadani.

“Sa i përket lojës së shtunë ku kësaj here përball do të kemi ekipin e Novacit, besoj që do të jetë një lojë  e mirë, mirëpo synimi ynë kryesor është që ti arkëtojmë tri pikë të reja. Ne jemi skuadër ku në çdo ndeshje luajmë për fitore dhe detyra jonë është të jemi sa më lartë në renditjen tabelare.

Ky është një rast i mirë edhe për mua si portier, që tani me mungesën ë kapitenit Zendeli, më është dhënë rasti që të shfaq kualitet e mia edhe njëkohësisht të fitoj besim edhe te trajneri kryesor me një paraqitje të mirë. Kuptohet do jetë një përgjegjësi për mua, sepse më duhet të zëvendësoj Suat Zendelin në mënyrën më të mirë. Unë kam një bashkëpunim të mrekullueshëm me Suat Zendelin, ku në çdo stërvitje mundohem të mësoj nga ai, por njëkohësisht edhe nga trajneri Bllagoja”, ka thënë portieri perspektiv i FC Shkupi, Krenar Ramadani.

Edhe këtë javë mungojnë Arian Bela, Ardian Nuhiu dhe Suat Zendeli, ndërsa pas lëndimeve të lehta janë riaftësuar për lojë Goran Stankovski dhe Fisnik Zuka, të cilët pritet të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Novacit.

Edhe trajneri Zekerija Ramadani është optimist për duelin ndaj Novacit, ndërsa si zakonisht atmosfera në ekip është pozitive. “Kemi lënë pas vete disfatën nga Vrapçishti, ku së paku kemi merituar barazimin. Tani i gjithë stafi dhe ekipi jemi fokusuar në duelin për Novacin dhe shpresojmë në suksesin e radhës, pasi që në vazhdim do të na presin duele shumë të vështira, të cilat duhet ti kalojmë një nga një”, është shprehur strategu shkupjan, Ramadani.

Dyshet e xhiros së 23-të, Ligës së Dytë: Lokomotiva – Rrufeja, “Skopje” – Miravci, Drita – “11 Oktomvri”, Zajazi – Tiverija, Boreci – Vrapçishte, Shkupi – Novaci, Pobeda Junior – Maxhari, Teteksi – Sileksi. / fcshkupi.com

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT