Shkupi – Vardari ndeshjet 1/8 të Kupës i luajnë në nëntor

Derisa të gjitha ekipet që janë pjesë e 1/8 të Kupës së Maqedonisë sot do të zhvillojnë ndeshjet kthyese, skuadra e FC Shkupi edhe kësaj radhe është e detyruar të pushojë, shkaku që kundërshtari KF Vardari edhe këtë javë luan ndeshje në kuadër të Ligës së Evropës.

Për këto dy ndeshje tani më është caktuar dhe data kur do të zhvillohen ndeshjet.
Fillimisht Shkupi do të jetë mysafire e Vardarit me datë 08.11.2017, ndeshje kjo që do të luhet me fillim në orën 13:00, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar të zhvillohet me datë 29.11.2017 me fillim në orën 13:00 në stadiumin e Çairit.
Fituesi i këtij duelit, ndeshjen e 1/4 do ti luajë me datë 17.12.2017 dhe 21.02.2018 me ekipin e lirë të 1/4, i rregulluar sipas kalendarit për gara.

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit