Ëndrrat dhe Sfidat: Rruga drejt madhështisë për FC Shkupi

Shpërndaje:

Njeriu para se të fillojë një punë, fillimisht bën plane dhe ëndrra për atë punë, edhe ne e filluam këtë rrugë me ëndrrat për FC Shkupin. Ëndrrat tona nuk janë të vogla dhe ne po ecim hap pas hapi drejt këtyre ëndrrave. Shpresoj se me ndihmën e Zotit, FC Shkupin do ta çojmë aty ku i takon. Megjithatë, ne bashkarisht do t’i arrijmë ëndrrat tona, sepse në këtë botë treditore NJERËZIT VDESIN DHE MBETEN VEPRAT.

 

Ëndrra jonë e parë ishte të fitojmë kampionatin dhe Zoti na e mundësoj. Aktualisht po ecim drejt titullit të dytë radhazi, por këtë vit po kalojmë një sezon më sfidues dhe më të vështirë se vitin e kaluar. Është e vërtetë se kemi një ekip shumë të mirë. Nëse e kuptojmë cilësinë tonë dhe tregojmë performancën reale me ndihmën e Zotit përsëri do jemi kampionë.

Fatkeqësisht, këtë vit, ne po i përjetojmë problemet brenda vetes dhe jo nga konkurrentët tanë. Për shembullin më të vogël, ne i thamë lamtumirën kupës në fushën e futbollit, pasi skuadra që shkoi në kampionat për shkak të ngjarjeve të shkaktuara nga të tjerët, prej javësh nuk mund të luajmë në fushën tonë, dhe ato të cilët e shkaktuan këtë e quajnë veten tifozët e FC Shkupit. E dimë shumë mirë që tifozët e vërtetë të FC Shkupit nuk do ta bënin një gjë të tillë dhe nuk do ta dëmtonin apo tradhtonin skuadrën. Tani e tutje do të bëjmë çmos që askush të mos dëmtojë skuadrën e Shkupit.

 

Ne i treguam ëndrrat tona, ëndrrat tona nuk janë thjesht të bëhemi kampion. Ëndrra jonë është të bëhemi një klub i njohur në Evropë dhe botën e futbollit dhe një klub që do të bëjë krenarë tifozët e vërtetë të FC Shkupit. Për këtë ne kemi punuar shumë gjatë katër vitet e fundit, qofshin kolegët tanë në Shkup apo kolegët tanë në zyrën në Stamboll. Por ne gjithmonë kemi thënë që për të qenë vërtet të mëdhenjë, të gjithë ata që kujdesen për këtë klub duhet të mblidhen dhe të vënë duart nën këtë gur të rëndë.

 

Falenderojmë miqtë tanë që janë dhe që kanë qenë me ne. Por deri më tani, me keqardhje themi se askush përveç disa miqve nuk ka qenë me ne në këtë rrugë. Sigurisht, këtu po flasim më tepër për shpirtëroren sesa për materialen. Disa njerëz thoshin ‘duhet të bëjnë gjithçka sepse ata e blenë klubin’ për ne. Ne kemi bërë gjithçka prej vitesh deri më tani, dhe kjo është e dukshme në atë që kemi arritur. Por askush nuk mund ta marrë këtë klub mbi supe dhe ta çojë askund. Ky klub është klubi i Çairit dhe ky klub është klubi i atyre që e duan FC Shkupin. Ky është klubi i futbollit dhe shpresa, gëzimi, pikëllimi i atyre që e duan këtë klub. Nëse kujdesemi për këta njerëz, duhet të jemi bashkë. Të gjithë mund të kenë opinione dhe mund të jen të ndryshëm. Pavarësisht kësaj, le të bashkohemi të gjithë me FC Shkupin dhe të ecim së bashku në këtë rrugë, sepse kështu bëhet një klub i madh, kështu realizohen ëndrrat e mëdha. Bashkësia ndodh kur të gjithë vendosin duart nën gur.

LE TË ECIM TË GJITHË BASHKË në këtë rrugë sfiduese drejt ëndërrave tona. Le t’ua prezantojmë futbolldashësve në mbarë botën FC SHKUPI-in e madh. Të lëmë një klub dhe një trashëgimi që fëmijët tanë të krenohen. Për të qenë një klub, duhet të zhvillohemi shumë fizikisht. Ambientet e trajnimit janë për fëmijët tanë dhe për t’i rritur ata me një themel të fortë për të ardhmen. Ata kanë nevojë për lehtësi për të lulëzuar. Filluam të punojmë për një strukturë të mirë. Si hap i parë filluam të shtojmë profesionistë që besojmë se do të kontribuojnë dhe do të prodhojmë më shumë, sepse si gjithmonë, ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën që klubi ynë të jetë i fortë në çdo kuptim. E dimë se përfitimi i këtij zhvillimi do të jetë një kontribut i madh jo vetëm për FC Shkupin por edhe për futbollin e vendit.

Ëndrra jonë është që FC SHKUPI të luajë në ndeshjet e grupeve të Evropës. Si mund ta arrijë këtë një klub, ambientet dhe kushtet fizike të të cilit nuk janë të mira apo sa mund ta rrisë suksesin? Kjo është pikërisht ajo që duam të themi. Të jemi bashkë, të ecim së bashku në këtë rrugë të vështirë. Dera jonë është gjithmonë e hapur për idetë dhe bashkëpunimin që do të na vijnë në këtë rrugë. Dhe si fjalë të fundit, ky klub është për të gjithë ne.

Përshëndetje të përzemërta

Në emër të menaxhmentit të klubit

Olgun AYDIN.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT