Menaxheri turk Peker, në vizitë të FC Shkupi

Shpërndaje:

Menaxheri turk Peker, në vizitë të FC ShkupiSuksesin që ka arritur skuadra e FC Shkupi, duke u shpallur kampion i Ligës së Dytë dhe kthim në Ligën e Parë e kanë përshëndetur shumë sportist dhe dashamirë të klubit, ndërsa urimet nuk kanë munguar edhe nga menaxher të ndryshëm nga vendi dhe jashtë saj.

Në vizitë për të uruar suksesin e klubit, sot ishte edhe një nga menaxherët më të suksesshëm të Turqisë, z. Olgun Peker, i cili është shumë i afërt me katër ekipet më suksesshme turke, Gallatasaray, Fenerbahce, Beshiktash dhe Trabzonspor. Peker ka thënë se për Shkupin ka dëgjuar shumë fjalë të mëdha dhe se sukseset e këtij klubi njihen edhe nga e kaluara e afërt. Mikpritje menaxherit turk i ka organizuar kryesia e klubit me në krye kryetarin Ejup Ademi, drejtorin Sportiv Visar Ganiu dhe trajnerin Zekirija Ramadani.

“Falënderoj publikisht të gjithë ata që më uruan mua dhe klubit dhe gjithë futbollistëve, stafit dhe tifozëve. E kemi mirëpritur sot edhe menaxherin më të suksesshëm turk, Olgun Peker i cili ka përshëndetur suksesin e klubit tonë. Ne mirëpresim të gjithë ata që ja duan të mirën klubit tonë dhe dyert e bashkëpunimit për të gjithë janë të hapura. Tani para nesh kemi një sfidë tjetër dhe ne duhet vazhduar që nga viti në vit të bëhemi edhe më të fortë, pasi Shkupi tani do të ketë mision tjetër, që për shkurt kohë të bëhet kampion shtetëror, të fitojë kupa të ndryshme dhe ajo që është më rëndësishmja të jetë akademi e futbollistëve të rinj”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit, kryetari Ademi.

Shkupi do ta përfundojë kampionatin me ndeshjen e të shtunës kur në Çair do të luajë kundër Mlladost, ndërsa për fat të keq këtë ndeshje që prite të jetë festë do ta luajë pa publikun, që gjithmonë ka qenë futbollisti i 12-të, shkaku i dënimit nga FFM. / fcshkupi /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT